Flash News

Bota

Të paktën 4 mijë civilë në Ukrainë janë vrarë që nga fillimi i pushtimit rus

Të paktën 4 mijë civilë në Ukrainë janë

Më shumë se 4,000 civilë janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt, megjithëse numri i vërtetë ka të ngjarë të jetë shumë më i lartë, tha në një deklaratë të premten zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut (OHCHR).

Në total, 4,031 njerëz janë vrarë, duke përfshirë afro 200 fëmijë, sipas OHCHR, e cila ka dhjetëra monitorues në vend. Shumica u vranë nga armët shpërthyese me një ndikim të gjerë, siç janë bombardimet nga artileria e rëndë ose sulmet ajrore.

Rusia ka mohuar të ketë shënjestruar civilët në konflikt.

Të fundit