Flash News

Bota

Të paktën 42 viktima nga zjarret në Algjeri, 25 ushtarë humbën jetën duke shpëtuar njerëzit

Të paktën 42 viktima nga zjarret në Algjeri, 25 ushtarë

Të paktën 42 persona kanë humbur jetën nga zjarret në Algjeri, 25 prej të cilëve ishin ushtarë që po punonin për të shpëtuar jetë.

Presidenti Abdelmadjid Tebboune u shpreh në rrjetet sociale se ushtarët humbën jetën duke shpëtuar 100 njerëz nga zjarret në dy zona të rajonit.

Ndërkohë 11 ushtarë të tjerë janë plagosur, katër prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë për jetën.

Rajoni malor Kabyle, 100 km në lindje të kryeqytetit Algjer ka shumë fshatra, terren të vështirë dhe ujë në mënyrë të kufizuar.

Disa prej banorëve u shpërngulën, ndërsa të tjerë u përpoqën t’i mbanin vetë flakët në kontroll. Rajoni nuk ka aeroplanë zjarrfikës.

Burimi: AL Jazzera

Të fundit