Flash News
Mbyllet mbledhja, Noka: Nga nesër, drejtuesit do të jenë në bazë
I ngritur nga një grup kriminal, parandalohet futja e një droni në burgun e Burrelit
Të shtëna me armë zjarri në Golem, një i plagosur
Berisha me drejtuesit politik në qarqe: Të garantojmë shqiptarët se vota e tyre s’do varroset pa hyrë në kuti
Nga Nikolla te Shalsi dhe Braçe/ PS zgjedh Kryesinë e re, emrat që mbetën jashtë
Të paktën dy persona kanë humbur jetën nga shembja e një hoteli në Gjermani
Dy persona kanë mbetur të vdekur në Kröv të Gjermanisë, pasi një hotel u shemb pjesërisht mbrëmjen e së martës, ndërsa disa të tjerë mbeten të bllokuar nën rrënoja.
Operacionet e shpëtimit janë duke vazhduar me më shumë se 200 persona të shërbimeve emergjente në vendngjarje, raporton BBC.
I vendosur pranë brigjeve të lumit Moselle, çatia e hotelit u shemb rreth orës 23:00 me orën lokale (21:00 GMT) , duke thyer dritaret ndërsa kati i fundit i ndërtesës u shemb në katin e poshtëm.
Katërmbëdhjetë persona ndodheshin brenda hotelit në momentin e incidentit, sipas policisë lokale. Një familje e re holandeze që vizitonte rajonin ishte mes atyre që u shpëtuan mëngjesin e së mërkurës.
Pesë persona mundën të largoheshin nga ndërtesa të padëmtuara të martën vonë në mbrëmje, por nëntë të tjerë u bllokuan nën rrënoja.
Në një konferencë shtypi të mërkurën, inspektori i zjarrit Jörg Teusch identifikoi dy personat e vrarë si një burrë dhe një grua, të cilët tha se vdiqën gjatë natës si pasojë e shembjes së ndërtesës.
Mediat holandeze raportuan se një grua 23-vjeçare nga Urk dhe djali i saj i mitur u shpëtuan herët në mëngjes të mërkurën dhe u dërguan në spital.
Dy persona janë ende nën rrënoja, por shërbimet e urgjencës kanë thënë se janë ende në kontakt me ta.