Flash News

Bota

Të plagosurit në ishullin Samo, drejtori i spitalit flet për gjendjen e tyre

Të plagosurit në ishullin Samo, drejtori i spitalit flet për

Si pasojë e tërmetit me magnitudë 6.6 ballë, tetë persona raportohet se janë plagosur në ishullin grek, Samos. Sipas medieve greke katër prej të plagosurëve janë duke u trajtuar në spitalin e Samos dhe katër të tjerë në Qendrën Shëndetësore Karlovasos.  

Gjendja shëndetësore e një gruaje raportohet më e rëndë, ndërsa shtatë të tjerët janë jashtë rrezikut për jetën.

Shefi i spitalit të Samos, Nikos Stefanis, deklaroi deklroi për mediet greke se, "Ka të plagosur, jo në gjendje të rëndë por me probleme ortopedike. Shtëpitë kanë rënë, por deri më tani nuk kemi informacion në lidhje me të bllokuarit".

Zyrtare të larë të institucioneve greke si sekretari i përgjithshëm i ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, George Karagiannis dhe zëvendësministri i Mbrojtjes Civile dhe Menaxhimit të Krizave, Nikos Hardalias ndodhen në vendngjarje.

Sipas informacionit nga banorët e ishujve grek, fasadat e ndërtesave kanë rënë nga tërmeti në Samos dhe është shkaktuar një cunam.  Në ishull paraqiten dëme serioze në ndërtesat e vjetra, shtëpitë në ishull.

 

Të fundit