Flash News

Bota

Të shtëna me armë në Berlin, 5 persona të lënduar, dy prej tyre rëndë

Të shtëna me armë në Berlin, 5 persona të lënduar,

Një ngjarje kriminale ka tronditur qendrën e kryeqytetit gjerman Berlin, ku në një banesë në lagjen Tiergarten raportohet se janë qëlluar disa persona.

Sipas medias vendase Bild, pesë persona u gjetën të lënduar, nga të cilët dy janë në gjendje të rëndë per jetën.

Ngjarja ndodhi në një apartament në katin e pestë të një ndërtese në Wichmannstraße. Policia dhe zjarrfikësit dhanë menjëherë informacionet e para, por motivet e incidentit mbeten ende të paqarta.

Disa të dyshuar u arrestuan në vendin e ngjarjes, ndërsa policia lokale pritet të zbardhë dinamikën e ngjarjes. 

Të fundit