Flash News

Bota

Të shtëna me armë në SHBA, katër të vdekur në një festë ditëlindjeje

Të shtëna me armë në SHBA, katër të vdekur në

Të paktën katër persona janë vrarë nga të shtënat me armë zjarri këtë të hënë në SHBA.

Disa persona u plagosën pas incidentit në një festë të ditëlindjes së 16-të në qytetin e Dadeville, raportojnë mediat lokale.

Pastori Ben Hayes, i cili shërben si kapelan për Departamentin e Policisë Dadeville dhe për ekipin lokal të futbollit të shkollës së mesme, tha se shumica e viktimave ishin adoleshentë.

"Një nga të rinjtë që u vra ishte një nga atletët tanë dhe një djalë i shkëlqyer. Kam njohur shumë nga këta studentë. Dadeville është një qytet i vogël dhe kjo do të prekë të gjithë në këtë zonë."

Këtë mëngjes, ndaj dhimbjen me njerëzit e Dadevillit, dhe banorëve të dashaur të Allabamas. Krimi i dhunshëm nuk ka vend në shtetin tonë, dhe ne jemi duke u informuar nga zyrtarë për zbatim të ligjit, për më të rejat e fundit”, ka thënë guvernatorja shtetërore, Kay Ivey.

Incidenti në Alabama pason një të shtëna në të njëjtën ditë në një park në Louisville, Kentucky, që vrau dy persona dhe plagosi katër të tjerë.

Të fundit