Flash News

Bota

Të shtëna me armë zjarri në qytetin amerikan, të paktën shtatë të vdekur

Të shtëna me armë zjarri në qytetin amerikan, të

Disa njerëz u vranë dhe disa të tjerët u plagosën pasi një person me armë hapi zjarr në një takim të sindikatës së transportit hekurudhor në San Jose në Kaliforni.

Zëvendësi i Sherifit të Qarkut Santa Clara, Russell Davis u tha gazetarëve se kishte "kishte lëndime të shumta dhe disa viktima" , ndërsa mes të vdekurve është edhe autori i neutralizuar nga policia.

Sipas ‘The Independent’, deri tani është konfirmuar se janë qëlluar për vdekje shtatë persona.

 Të shtënat u regjistruan pak para orës 7 të mëngjesit PT (1400 GMT) në një mbledhje të sindikatës të drejtuar nga Autoriteti i Transportit të Santa Clara pranë aeroportit kryesor të qytetit.

San Jose, një qytet me rreth 1 milion njerëz, është i vendosur në zemër të Silicon Valley, njihet ndryshe si shtëpia e disa prej kompanive më të mëdha të teknologjisë në Amerikë.

Të fundit