Flash News

Bota

Të shtëna në fabrikën e Mercedes Benz në Gjermani, dy të vdekur

Të shtëna në fabrikën e Mercedes Benz në Gjermani, dy

Dy persona kanë vdekur pas të shtënave në një fabrikë Mercedes Benz në Gjermani.

Një i dyshuar 53-vjeçar është arrestuar pas të shtënave në Sindelfingen, siç raporton Sky News. Mercedes ka thënë se personat e përfshirë në të shtënat ishin të punësuar nga një ofrues i jashtëm shërbimi.

Policia mori thirrjet e para të urgjencës rreth orës 7:45 të mëngjesit. Motivi i ngjarjes është i paqartë.

"Aktualisht ka një operacion policor në ambientet e fabrikës. Policia dhe punonjësit e shpëtimit janë në detyrë. Nuk ka asnjë rrezik për popullatën”, ka njoftuar policia.

Të fundit