Flash News

Bota

Të shtëna në një stacion autobusi në Jerusalem, 3 të vrarë dhe 6 të plagosur

Të shtëna në një stacion autobusi në Jerusalem, 3

Tre persona u vranë dhe gjashtë u plagosën, dy prej tyre në gjendje të rëndë, në një sulm terrorist në hyrje të Jerusalemit mëngjesin e së enjtes.

Sipas policisë, rreth orës 7:40 të mëngjesit dy persona të armatosur palestinezë dolën nga një automjet në rrugën Weizman në hyrjen kryesore të kryeqytetit dhe hapën zjarr ndaj njerëzve në një stacion autobusi.

Policia tha se dy ushtarë jashtë detyrës dhe një civil i armatosur në zonë u përgjigjën me zjarr, duke vrarë dy terroristët.

Sulmuesit quheshin vëllezërit Murad Namr, 38 vjeç dhe Ibrahim Namr, 30 vjeç, nga Jeruzalemi Lindor.

Sipas agjencisë së sigurisë Shin Bet, dyshja ishin anëtarë të Hamasit dhe ishin burgosur më parë për aktivitet terrorist.

Murad u burgos midis 2010 dhe 2020 për planifikimin e sulmeve terroriste nën drejtimin e elementëve terroristë në Rripin e Gazës dhe Ibrahimi u burgos në vitin 2014 për aktivitete terroriste të pazbuluara, tha agjencia.

Të fundit