Flash News

Bota

Të shtënat me armë zjarri bllokojnë Pentagonin, humb jetën oficeri i policisë

Të shtënat me armë zjarri bllokojnë Pentagonin, humb

Një oficer policie i Pentagonit u sulmua në stacionin e autobusëve në Metro. Gjatë shkëmbimit të zjarrit, mbetën të plagosur disa njerëz pranë Pentagonit, teksa mbeti i vrarë një oficer policie.

Sipas mediave të huaja, në një konferencë të shkurtër për shtyp, Woodrow Kusse, shefi i forcës policore të Pentagonit, tha se vendi i ngjarjes është i sigurt dhe nuk ka asnjë kërcënim të vazhdueshëm për publikun. Por disa orë pas skenës kaotike, dhe pavarësisht këmbënguljes së gazetarëve, ai nuk konfirmoi asnjë detaj tjetër të incidentit.

Pak para konferencës për shtyp, Associated Press raportoi se një oficer kishte vdekur pasi ishte goditur me thikë dhe se një i dyshuar ishte qëlluar dhe vrarë nga policia.

"Unë nuk jam duke i konfirmuar ose mohuar ato raporte të veçanta tani. Hetimi është duke vazhduar”, tha Kusse, në përgjigje të pyetjeve të përsëritura nga gazetarët në lidhje me incidentin.

Në përgjigje të një pyetje pasuese në lidhje me një të dyshuar të mundshëm që është në arrati, ai tha se “ne nuk jemi duke kërkuar për një të dyshuar tjetër në këtë kohë”. Sipas tij, largimi masiv i turmave me njerëz nga vendi i ngjarjes ka çuar në raportime të gabuara.

Kusse gjithashtu nuk dha as ndonjë hollësi në lidhje me numrin e njerëzve të plagosur ose shkallën e plagosjes së tyre.

Incidenti pranë Qendrës Transit të Pentagonit ndodhi pak pas orës 10:30 të mëngjesit dhe çoi në një bllokim në Pentagon i cili zgjati rreth një orë e gjysmë.

 

Të fundit