Flash News

Bota

Të strehuar civilë dhe fëmijë, vijojnë sulmet në fabrikën Azovstal

Të strehuar civilë dhe fëmijë, vijojnë sulmet në

Forcat speciale tani po sulmojnë fabrikën e hekurit dhe çelikut në Mariupol, ku janë strehuar trupat e fundit ukrainase, thotë një zyrtar separatist i mbështetur nga Rusia në rajonin lindor të Donbasit.

Eduard Basurin, i cili përfaqëson Republikën e vetëshpallur Popullore të Donetskut (DNR), i tha kanalit televiziv Rusia 24 se "grupet e sulmit" të zgjedhura posaçërisht po ndihmohen nga aviacioni dhe artileria ruse.

Basurin mohon gjithashtu raportet e zyrtarëve ukrainas se shumë civilë, përfshirë fëmijë, fshihen në Azovstal, një zonë e madhe industriale në qendër të qytetit.

Javën e kaluar, ai tha se trupat ukrainase duhet "të nxirren tym" nga uzina, në atë që një numër ekspertësh ushtarakë në Ukrainë dhe Perëndim thanë se ishte një kërcënim i fshehtë për përdorimin e armëve kimike.

Mbrojtësit ukrainas më vonë thanë se rusët hodhën një "substancë" të panjohur nga një dron. Mariupol, një port strategjik në bregdetin e detit Azov me një popullsi prej më shumë se 400,000 para luftës, është rrethuar nga trupat ruse që nga fillimi i marsit.

Autoritetet e qytetit thonë se Mariupol është rrafshuar nga bombardimet e forta dhe sulmet ajrore dhe se mijëra civilë kanë vdekur.

Të fundit