Flash News

Bota

Teksa mbështetja gjermane për Izraelin rritet, hebrenjtë fshehin identitetin e tyre

Teksa mbështetja gjermane për Izraelin rritet, hebrenjtë fshehin

Kancelari Olaf Scholz thotë se është "i turpëruar dhe i indinjuar" nga sulmet e fundit antisemite në Gjermani.

Scholz foli në përvjetorin e pogromeve të nëntorit të vitit 1938, të njohur si "Kristallnacht".

Mbështetja e vendosur diplomatike e Berlinit për Izraelin shpesh përshkruhet si një çështje e përgjegjësisë historike. Por, ndërsa luftimet vazhdojnë midis Izraelit dhe Hamasit, mosmarrëveshjet sociale po shfaqen në Gjermani.

Disa hebrenj në Gjermaninë e sotme po fshehin identitetin e tyre. "Është e frikshme. Pse duhet të jetoj dhe të kem frikë nga kush jam?", thotë një prej tyre.

Frika për një rritje të antisemitizmit, që nga shpërthimi i armiqësive midis Hamasit dhe Izraelit, është i përhapur në të gjithë Evropën.

Për Gjermaninë, incidente të tilla si ngjallin ankth të madh për shkak të së kaluarës naziste të vendit.

Rastet e antisemitizmit ishin, sipas shifrave paraprake të policisë, tashmë në rritje këtë vit përpara sulmeve të Hamasit - shumica e kryer nga e djathta ekstreme.

Të fundit