Flash News

Bota

Televizioni rus mbyll transmetimin duke i thënë “Jo luftës”, risjell ‘Liqenin e Mjellmave’ si një mesazh

Televizioni rus mbyll transmetimin duke i thënë “Jo

“Jo luftës” ishin fjalët e fundit të transmetuara në televizionin e pavarur rus Dozhd Tv Rain.

Televizioni mbylli transmetimet pas kufizimeve që Kremlini vendosi për raportimet nga lufta e Ukrainës.

Stafi i saj firmosi, duke i thënë "jo luftës", përpara se të linte transmetimin. Megjithëse ishte larguar nga valët e transmetimit televiziv, TV Rain transmetoi ë Youtube, baletin e Çajkovskit Liqeni i Mjellmave, një shenjë e përpjekjes për grusht shteti të vitit 1991 kundër qeverisë së liderit të atëhershëm sovjetik, Mikhail Gorbachev.

Asokohe, ndërsa po ndodhte ai grusht shteti, televizioni luajti vazhdimisht baletin, një tregues për shikuesit se diçka nuk shkonte.

Të fundit