Flash News

Bota

Temperaturat e larta shkaktojnë zjarre masive në Kanada, qindra qytetarë largohen nga shtëpitë e tyre

Temperaturat e larta shkaktojnë zjarre masive në Kanada, qindra

Kanadaja regjistroi të martën e kaluar temperaturën e saj më të lartë të tetë dekadave të fundit. Rekordi u shënua në Lytton, ku termometri regjistroi  49.6°C.

Vala e nxehtësisë përveçëse ka sjellë qindra humbje jete, ka shkaktuar mbi 240 vatra zjarri në Lytton, shumica e të cilave janë ende aktive.

Flakët që janë aktive prej disa ditësh kanë detyruar qindra banorë që jetojnë në këtë zonë të largohen nga shtëpitë e tyre, raporton CNN.

Shkencëtarët kanë paralajmëruar prej kohësh që ndryshimi i klimës do të sjellë më shpesh valë të tilla nxehtësie. Me temperaturat rekord të larta, përveç Kanadasë po përballen dhe shtete të tjera si Rusia dhe India.

Të fundit