Flash News

Bota

Temperaturat rekord në Kanada, studimi: Ndodh një herë në një mijë vjet

Temperaturat rekord në Kanada, studimi: Ndodh një herë në

Vala e madhe e nxehtësisë që përfshiu Kanadanë në fund të qershorit do të ishte "praktikisht e pamundur" pa ndryshime klimatike, thonë shkencëtarët.

Në studimin e tyre, thuhet se vala vdekjeprurëse e nxehtësisë ishte një ngjarje që ndodh një herë në 1 mijë vjet.

Ekspertët thonë se nëse njerëzit nuk do të kishin ndikuar në klimë, ngjarja do të kishte qenë 150 herë më pak e mundshme.

Shkencëtarët shqetësohen se ngrohja globale, kryesisht si rezultat i djegies së lëndëve fosile, po rrit temperaturat më shpejt sesa parashikohej.

Rekordi i mëparshëm i Kanadasë për temperaturë të lartë ishte 45 °C, ndërsa pak ditë më parë ato kapë vlerën 49.6 °C.

Këto temperatura sollën pasoja të rënda, pasi qindra njerëz ndërruan jetë. Gjithashtu shumë prej tyre u shpërngulën si pasojë e zjarreve që shkaktuan temperaturat e larta.

Burimi: BBC

Të fundit