Flash News

Bota

Tensione në kufirin Bjellorusi-Poloni prej fluksit të emigrantëve, deri tani 10 të vdekur

Tensione në kufirin Bjellorusi-Poloni prej fluksit të

Situata në kufirin mes Bjellorusisë dhe Polonisë vazhdon të përkeqësohet. 

Ndaj, Polonia po përforcon sigurinë në kufirin e saj me Bjellorusinë, duke deklaruar se një grup i madh emigrantësh ka tentuar të kalojë kufirin në Kuźnica, shkruan Euronews

Ministri i Mbrojtjes Mariusz Błaszczak tha se më shumë se 12,000 ushtarë ishin në detyrë në kufirin e Bjellorusisë dhe se ata ishin të përgatitur për ta mbrojtur atë.

Ministri i Brendshëm i Polonisë, Mariusz Kaminski, tha se një "mbrojtje e ashpër e kufirit" ishte prioriteti kryesor i vendit.

“Ne kemi disa ditë që po monitorojmë situatën në Kuźnicë dhe jemi të përgatitur për çdo skenar”, ka thënë Kaminski në një postim në Twitter.

“Ne rritëm numrin e oficerëve të Gardës Kufitare, policëve dhe ushtarëve”, shtoi ai.  Ministria e Mbrojtjes postoi një video që tregon një grup të madh emigrantësh në anën tjetër të një gardh që ndan të dy vendet.

Grupet e të drejtave të njeriut kanë kritikuar qeveritë e BE-së për kthimin e migrantëve në kufirin me Bjellorusinë, ku shumë mbeten të bllokuar.

Agjencia e OKB-së për refugjatët i ka kërkuar Bjellorusisë dhe Polonisë që të respektojnë detyrimet ligjore për të ofruar azil. Ata thanë se ka raporte për të paktën 10 emigrantë që kanë vdekur në kufi.

"Njerëzit duhet të jenë në gjendje të ushtrojnë të drejtat e tyre aty ku janë, qoftë në Bjellorusi ose në Poloni ose në shtete të tjera të BE-së ku mund të ndodhen. Kjo duhet të përfshijë mundësinë për të kërkuar azil, akses në ndihmë juridike, informacion dhe strehim të përshtatshëm." tha Pascale Moreau, Drejtori Rajonal i UNHCR-së për Evropën, në një deklaratë të lëshuar në fund të muajit të kaluar.

Në një postim në Twitter të hënën, UNHCR shkroi: "Imazhet nga kufiri Bjellorusi-Poloni janë thellësisht shqetësuese. Ne kemi thënë vazhdimisht se përdorimi i refugjatëve dhe emigrantëve për të arritur qëllime politike është i papranueshëm dhe duhet të ndalet. Është koha për të vepruar tani - ne i bëjmë thirrje Bjellorusisë që të shmangni rrezikimin e jetëve”.

Mijëra emigrantë dhe refugjatë, kryesisht nga Afrika dhe Lindja e Mesme, kanë kaluar ose janë përpjekur të kalojnë kufijtë e Bjellorusisë me Lituaninë, Poloninë dhe Letoninë gjatë muajve të fundit.

Të fundit