Flash News

Bota

Tensionet dhe luftimet në rritje, disa shtete evakuojnë diplomatët nga Sudani

Tensionet dhe luftimet në rritje, disa shtete evakuojnë

Shtete të ndryshme kanë evakuar diplomatët dhe qytetarët e tyre nga kryeqyteti i Sudanit teksa luftimet vijojnë të rriten në Khartoum.

SHBA dhe Britania e Madhe njoftuan të dielën se kishin larguar diplomatët jashtë vendit. Italia, Belgjika, Turqia, Japonia dhe Holanda thanë se po organizonin gjithashtu evakuime, duke filluar nga e diela, raporton BBC.

Një autokolonë franceze thuhet se u sulmua ndërsa përpiqej të largohej nga ambasada dhe u desh të kthehej.

Ushtria e rregullt e Sudanit dhe kundërshtarët e saj - një forcë paraushtarake e quajtur Forcat e Mbështetjes së Shpejtë (RSF) - fajësuan njëri-tjetrin për sulmin.

Duke folur për BBC, autoritetet franceze refuzuan të komentojnë nëse kishte ndodhur një sulm - por ata thanë se ushtria franceze me bazë në Xhibuti ishte e përfshirë në operacion dhe se qëllimi ishte të çonte të evakuuarit në Xhibuti.

Ministria franceze e punëve të jashtme tha se po evakuonte gjithashtu shtetasit e saj dhe shtetasit e vendeve të tjera të BE-së dhe aleatëve.

Autoritetet amerikane thanë se kishin transportuar më pak se 100 njerëz me helikopterë Chinook të dielën në mëngjes në një operacion "të shpejtë dhe të pastër".

Megjithëse nuk ka një armëpushim formal, duket se RSF-ja ka rënë dakord të mos qëllojë ndaj helikopterëve amerikanë gjatë misionit të tyre.

 

Të fundit