Flash News

Bota

Tensionet në Kazakistan, Presidenti Erdogan: Jemi gati të ndërhyjmë, stabiliteti dhe siguria me rëndësi për rajonin

Tensionet në Kazakistan, Presidenti Erdogan: Jemi gati të

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka reaguar lidhur me situatën e tensionuar prej katër ditësh në Kazakistan.

Ai ka shprehur gatishmërinë për të ndërhyrë për zgjedhjen e krizës.  Bëhet me dije se Erdogan ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Kazakistanit Kasım Cömert Tokayev, me të cilin kanë shkëmbyer mendime për zhvillimet e fundit, duke theksuar se është në mbështetje të plotë për vendin e Kaukazit Qendror.

Ai shprehu shpresën se qeveria e re do të formohet sa më shpejt dhe se tensioni do të përfundojë. Erdogan vuri në dukje se Turqia është e gatshme të ofrojë çdo lloj ndihme nëse nevojitet, ndërsa theksoi se stabiliteti dhe siguria e Kazakistanit janë të rëndësishme për të gjithë rajonin, veçanërisht për fqinjët e tij.

Rritja e çmimit të gazit në Kazakistan ka revoltuar qytetarët të cilët prej ditësh kanë organizuar protesta masive, përmes të cilave kanë  kërkuar rrëzimin e qeverisë, ndërsa shumë qytetarë kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë janë plagosur, përfshirë punonjës të policisë.

Të fundit