Flash News

Bota

Tensionet në Ukrainë, NATO do të mbajë takim të posaçëm të ministrave më 12 janar  

Tensionet në Ukrainë, NATO do të mbajë takim të

NATO thotë se do të mbajë një takim virtual të ministrave të jashtëm të premten për të vlerësuar situatën në Ukrainë dhe bisedimet e ardhshme me Rusinë.

Takimi i jashtëzakonshëm i 30 anëtarëve të aleancës do të fillojë një javë diplomacie intensive mbi ngritjen ushtarake të Rusisë në kufijtë e Ukrainës dhe iniciativat për të ulur tensionet.

Presidenti i SHBA Joe Biden ka paralajmëruar presidentin rus Vladimir Putin se Uashingtoni mund të vendosë sanksione të reja kundër Moskës nëse ajo ndërmerr veprime të mëtejshme ushtarake kundër Ukrainës.

Putini është përgjigjur se një veprim i tillë mund të çojë në një prishje të plotë të lidhjeve midis dy vendeve.

Putin dhe Biden kanë folur dy herë gjatë muajit të kaluar, përpara bisedimeve të planifikuara midis zyrtarëve të lartë amerikanë dhe rusë më 9-10 janar në Gjenevë.

Këto bisedime do të pasohen nga një takim i Këshillit Rusi-NATO më 12 janar dhe negociata në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë në Vjenë më 13 janar.

Të fundit