Flash News

Bota

Tensionet në Ukrainë/ SHBA gati të diskutojë, Putin: Topi është në fushën e tyre

Tensionet në Ukrainë/ SHBA gati të diskutojë, Putin: Topi

Presidenti Vladimir Putin tha sot se gatishmëria e Uashingtonit për të diskutuar propozimet e sigurisë të Rusisë që synojnë frenimin e zgjerimit të NATO-s drejt lindjes ishte "pozitive", pasi frika në perëndim për një përshkallëzim të madh ushtarak në Ukrainë po rritet.

Kremlini është bërë gjithnjë e më këmbëngulës se perëndimi dhe NATO po shkelin në mënyrë të rrezikshme pranë kufijve të Rusisë.

Moska i paraqiti perëndimit kërkesa gjithëpërfshirëse për sigurinë javën e kaluar, duke thënë se NATO nuk duhet të pranojë anëtarë të rinj dhe të ndalojë Shtetet e Bashkuara të krijojnë baza të reja në vendet ish-sovjetike.

Uashingtoni u përgjigj se është i gatshëm të diskutojë propozimet e sigurisë, por nuk pajtohet me një pjesë të tyre dhe këmbëngul se aleatët evropianë duhet të jenë pjesë e bisedimeve.

"Topi është në fushën e tyre. Ata duhet të na japin një përgjigje. Në përgjithësi ne shohim një reagim pozitiv", tha Putin.

Putin tha se Uashingtoni është gati për bisedime në fillim të vitit të ardhshëm në Gjenevë, duke shtuar se janë emëruar përfaqësues nga të dyja palët.

Tensionet në rritje arritën kulmin këtë javë kur Putin u zotua se Rusia do të ndërmerrte hapa "të duhur hakmarrës" ushtarakë në përgjigje të asaj që ai e quajti "qëndrimin agresiv" të Perëndimit.

 

Të fundit