Flash News

Bota

Tensionet në veri, dyshja Escobar-Lajçak vijnë në Beograd dhe Prishtinë

Tensionet në veri, dyshja Escobar-Lajçak vijnë në Beograd

I dërguari amerikane, Gabriel Escobar, dhe ai evropian, Miroslav Lajçak, do të qëndrojnë të hënën në Boegrad hde të martën në Prishtinë me qëllim nxitjen e palëve për t’i dhënë fund tensioneve në veri të Kosovës.

Perëndimi ka vijuar thirrjet që Kosova dhe Serbia të ndalin dhunënë në veri dhe të rikthehen te dialogu, në mënyrë që të qetësohet situata në të katërta komunat: Mitrovicë, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.

Serbët po perotestojnë prej një jave duke kërkuar largimin e kryetarëve të sapozgjedhur në katër komunat me shumicë serbe.

Po ashtu serbët lokalë kërkojnë largimin e njëisve të Policisë së Kosovës nga komunat. Forcat e KFOR vijojnë të qëndrojnë prezente për të garantuar rendin dhe sigurinë.

SHBA dhe BE i kërkojnë Kosovës të largojë njësitë e posaçme të policisë nga ndërtesat komunale, zhvendosjen e përkohshme e kryetarëve të rinj në zyra të tjera alternative dhe organizimin sa më të shpejtë të zgjedhjeve të reja.

Nga Serbia ndërkaq kërkohet tërheqja e forcave të armatosura serbe të stacionuara afër kufirit me Kosovën dhe ulja e gjendjes së gatishmërisë, ruajtja e qetësisë së protestuesve në veri dhe sigurimi i pjesëmarrjes së serbëve të Kosovës në zgjedhje të reja.

Të fundit