Flash News

Bota

Tensionet në Veri, reagon Rusia: SHBA dhe BE janë përgjegjës

Tensionet në Veri, reagon Rusia: SHBA dhe BE janë përgjegjës

Vjen reagimi i Moskës zyrtare pas tensioneve në Veri të Kosovës.

Reuters raporton se Rusia bëri përgjegjës Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian për përshkallëzimin e tensioneve në veri të Kosovës dhe tha se po e shikonte situatën me shqetësim.

“Ne dënojmë me vendosmëri hapat provokues të Prishtinës, të cilat e kanë sjellë situatën afër fazës së nxehtë dhe kërcënojnë drejtpërdrejt sigurinë e të gjithë rajonit të Ballkanit. Përgjegjësia për këtë është plotësisht e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian”, theksoi zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, duke shtuar se qortimet e Kosovës nga “ndërmjetësuesit perëndimorë” kishin ardhur shumë vonë.

 

Të fundit