Flash News

Bota

Tensionet Rusi-Ukrainë, Biden anulon takimin me Putinin

Tensionet Rusi-Ukrainë, Biden anulon takimin me Putinin

Presidenti Joe Biden ka anuluar takimin me homologun rus Vladimir Putin. Lajmin e ka konfirmuar Shtëpia e Bardhëm raporton BBC.

Në fundjave u diskutua rreth këtij takimi, që vinte në një moment kur tensionet Rusi-Ukrainë ishin përshkallëzuar.

Më herët Biden njoftoi një sërë sanksionesh të reja kundër Rusisë. Vendimi erdhi pas urdhrit të presidentit rus Vladimir Putin për hyrjen e trupave ruse në dy rajone separatiste pro-Moskë në Ukrainën lindore.

"Unë po shpall këstin e parë të sanksioneve për të vendosur kosto ndaj Rusisë në përgjigje të veprimeve të saj dje," tha Biden në komentet nga Shtëpia e Bardhë. "Këto janë koordinuar ngushtë me aleatët dhe partnerët tanë dhe do të vazhdojnë të përshkallëzojnë sanksionet nëse Rusia përshkallëzohet."

 

Të fundit