Flash News

Bota

Tensionet Turqi-Greqi, Ankaraja zyrtare thirrje BE-së: Tregohu “ndërmjetëse e ndershme”

Turqia i ka kërkuar Bashkimit Europian, që të “tregohet i ndershëm” në ndërmjetësimin me Greqinë.

Pas dy ditësh do të mbahet samiti i BE-së, ku pjesë e diskutimeve do të jetë edhe konflikti mes Turqisë dhe Greqisë, sa i takon kërkimeve për gaz në ujërat e Detit Mesdhe.

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel deklaroi disa ditë më pare se BE po shqyrton mundësinë për të vendosur sanksione të mëtejshme mbi Turqinë, pasi nuk ka ndryshuar qendrim ndaj Greqisë.

Muajt e fundit marrëdhëniet mes Turqisë dhe Greqisë janë acaruar, pasi Ankaraja zyrtare ka dërguar vazhdimisht anije kërkimore në Mesdheun Lindor.

Të fundit