Flash News

Bota

Tensionet Turqi-Greqi/ “Oruc Reis” rikthehet në Mesdheun Lindor

Tensionet Turqi-Greqi/ “Oruc Reis” rikthehet në Mesdheun Lindor

Tensionet midis Turqisë dhe Greqisë duket se nuk do të ndalen, pavarësisht paralajmërimeve të BE në Samitin e tetorit ku i  kërkoi Ankarasë të përmbahet nga veprimet e njëanshme që intensifikojnë klimën.

Por duket se Turqia nuk e ka dëgjuar këshillën e BE dhe ka  vendosur ta dërgojë anijen e saj ”Oruc Reis” të kryejë operacione në Mesdheun Lindor brenda territorit grek.

Sipas mediave turke “Oruc Reis” do të fillojë operacionet për kërkimin e hidrokarbureve në zonë të hënën në mëngjes më 12 tetor deri më 22 tetor.

Kjo lëvizje e re provokuese nga pala turke vjen vetëm disa orë përpara Këshillit të Ministrave të Jashtëm në Luksemburg, ku Greqia dhe Qipro do të ngrenë gjithashtu çështjen e sfidave në Varosia.

Kujtohet se disa ditë më parë, Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavuşolulu i kishte premtuar Nikos Dendias se Turqia do të propozonte një datë për bisedime eksploruese.

"Oruc Reis" ishte kthyer në Antalia më 13 shtator. Mbresëlënës është fakti që Ministri i Jashtëm turk postoi në  në Twitter në orët e para të së hënës vetëm dy fjalë: Oruc Reis.

Pas samitit mbi Turqinë, BE e bëri të qartë se do të përdorte të gjitha mjetet në dispozicion të saj nëse "veprimet dhe sfidat e njëanshme" të Turqisë do të vazhdojnë.

 

 

 

Të fundit