Flash News

Bota

Tentativat për paqe/ Pas bisedës me presidentin ukrainas, Erdogan flet sot me Putinin

Tentativat për paqe/ Pas bisedës me presidentin ukrainas, Erdogan flet

Presidenti rus Vladimir Putin do të zhvillojë sot një bisedë telefonike me homologun e tij turk Rexhep Tajip Erdogan, tha Kremlini, shkruajnë mediat e huaja.

Kjo vjen pasi Stambolli priti të martën bisedimet e paqes ruso-ukrainase. Erdogan ka thënë se Turqia është e gatshme, në parim, të veprojë si një vend garantues i sigurisë për Ukrainën, por detajet e një formati të tillë duhet të përpunohen.

Ukraina ka propozuar miratimin e statusit neutral – domethënë, mos anëtarësimin në aleanca ushtarake si NATO ose mbajtjen e bazave ushtarake – në këmbim të vendeve që ofrojnë të jenë garantues të sigurisë së saj.

Erdogan foli dje në telefon edhe me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky. Ankaraja ka ofruar të ndërmjetësojë në konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës.

Të fundit