Flash News

Bota

Tentuan të kalonin kufirin bjellorus, Polonia arreston rreth 100 emigrantë

Tentuan të kalonin kufirin bjellorus, Polonia arreston rreth 100

Forcat polake të sigurisë arrestuan rreth 100 emigrantë gjatë natës teksa përpiqeshin të kalonin kufirin nga Bjellorusia, tha ministria e Mbrojtjes.

"Një grup prej rreth 100 migrantësh u arrestuan nga shërbimet polake", bëri me dije ministria, duke akuzuar forcat bjelloruse se "kishin detyruar emigrantët të gjuanin me gurë ushtarët polakë për të shpërqendruar vëmendjen e tyre", raportojnë mediat e huaja.

Tentativa e kalimit ndodhi disa qindra metra larg fshatit Dubicze Cerkieëne. Ministria pretendoi se forcat speciale bjelloruse, Spetsnaz, ishin pas veprimit.

Ndërkohë Bjellorusia ka larguar nga kushtet e ftohta të motit në kufi qindra emigrantë dhe i ka dërguar në një ambinet si magazinë jo larg kufirit.

Agjencia shtetërore e lajmeve në Bjellorusi, Belta, raportoi se ata u zhvendosën në një ndërtesë të ngrohtë rreth 500 metra nga kufiri pranë Bruzgi, duke u dhënë atyre mundësinë të pushojnë brenda pas shumë ditësh në tenda.

Të fundit