Flash News

Bota

Tentuan të udhëtonin drejt Londrës me pasaporta false, arrestohen dy shqiptarë në aeroportin e Brindisit

Tentuan të udhëtonin drejt Londrës me pasaporta false, arrestohen

Dy shqiptarë janë arrestuar në aeroportin e Brindisit, pasi tentuan të udhëtonin drejt Londrës me pasaporta të falsifikuara. Në pranga ra një 31-vjeçare dhe një 27-vjeçar.

Mediat vendase shkruajnë se policia dyshoi te shqiptarët për shkak se dhanë informacione kontradiktore për origjinën dhe qëllimin e udhëtimit të tyre.

Nisur nga kjo, policia bëri një verifikim me pajisjet përkatëse dhe rezultoi se pasaportat ishin të false. Edhe pse në dukje ishin shumë të ngjashme me ato autentike, nuk kishin elementet e sigurisë të pasaportave të lëshuara nga autoritetet.

Të fundit