Flash News

Bota

Tërhiqet Erdogan, 10 ambasadorët perëndimorë nuk do të dëbohen

Tërhiqet Erdogan, 10 ambasadorët perëndimorë nuk do të

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan u tërhoq nga kërcënimi i tij për të dëbuar 10 ambasadorët perëndimorë nga vendi, duke i akuzuar ata si mbështetës të një individi të burgosur.

Associated Press raporton se Të dërguarit, përfshirë ata të SHBA-së, Gjermanisë dhe Francës, javën e kaluar kërkuan lirimin e filantropit Osman Kavala, i cili ndodhet në një burg turk për katër vjet në pritje të gjykimit për akuzat që shumë i konsiderojnë si të pabaza.

Ndërkohë që Erdoga deklaroi se “besojmë se këta ambasadorë, të cilët kanë përmbushur angazhimin e tyre ndaj nenit 41 të Konventës së Vjenës, tani do të jenë më të kujdesshëm në deklaratat e tyre.”

Ndërsa takimi i kabinetit të së hënës po zhvillohej, Ambasada e SHBA-së në Ankara shkroi në Twitter se "ruan pajtueshmërinë" me nenin 41, i cili përshkruan detyrat e diplomatëve për të respektuar ligjet e shtetit pritës dhe për të mos ndërhyrë në punët e brendshme. Misionet e tjera postuan të njëjtin mesazh.

Të fundit