Flash News

Bota

Tërhiqet një shtet, sa aleatë diplomatikë i mbetën Tajvanit

Tërhiqet një shtet, sa aleatë diplomatikë i mbetën

Nikaragua është larguar si aleat diplomatik i Tajvanit, vendim i cili duket si një fitore për Kinën. Tashmë Tajvanit i kanë mbetur vetëm 14 aleatë zyrtarë diplomatikë, raportojnë mediat e huaja.

Këto janë kryesisht vende të vogla në Paqësor, Karaibe, Amerikë Latine dhe Afrikë Jugore që marrin donacione dhe hua nga ndihmat e huaja.  Tajvani njihet zyrtarisht si Republika e Kinës (ROC), qeveria e së cilës u krijua në fund të Luftës Civile Kineze në 1949.

Por Partia Komuniste në Pekin vazhdon ta shohë Tajvanin si një provincë të padrejtë nën politikën "Një Kinë". Nëse Tajvani do të shpallte pavarësinë formale, ka të ngjarë të shkaktonte një luftë me Pekinin.

Tajvani humbi shumë aleatë në vitet 1960 dhe 1970. Që kur presidenti Tsai Ing-wen mori detyrën në vitin 2016, aleatët e Tajvanit janë zvogëluar nga 21 në vetëm 14. Tsai përbuzet nga Partia Komuniste si një "separatiste" sepse partia e saj e sheh Tajvanin si një shtet autonom de fakto.

Të fundit