Flash News

Bota

Testoi sistemin rus të mbrojtjes ajërore, SHBA paralajmëron Turqinë për "pasoja serioze"

Testoi sistemin rus të mbrojtjes ajërore, SHBA paralajmëron

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë paralajmëruar Turqinë për "pasoja serioze". Ky reagim erdhi, pasi ushtria turke testoi një sistem të mbrojtjes raketore S-400 të prodhuar nga Rusia.

"Departamenti amerikan i Mbrojtjes dënon në termat më të fortë të mundshëm provën e Turqisë të 16 Tetorit të sistemit të mbrojtjes ajrore S-400. Ne kundërshtojmë testimin e këtij sistemi nga Turqia, i cili rrezikon pasoja serioze për marrëdhëniet tona të sigurisë", tha zëdhënësi i Pentagonit Jonathan Hoffman

Ndërkohë presidenti turk Recep Tayyip Erdogan konfirmoi se testet ishin realizuar dhe se do të vazhdojnë.

"Ne nuk do të kërkojmë leje nga Amerika," tha Erdogan për mediet.

Të dy aleatët e NATO-s kanë qenë prej kohësh në mosmarrëveshje rreth sistemit ajror të mbrojtjes S-400 dhe Uashingtoni pezulloi Turqinë nga programi i saj i avionëve luftarakë F-35 vitin e kaluar pas blerjes së sistemit të mbrojtjes raketore.

Të fundit