Flash News

Bota

Texas dhe Misisipi heqin detyrimin për të mbajtur maskën, reagon Biden

Texas dhe Misisipi heqin detyrimin për të mbajtur maskën, reagon

Texas dhe Missisipi do të heqin detyrimin për mbajtjen e maskës dhe do të lejojnë që bizneset të rihapin me kapacitet të plotë javën e ardhshme, shkruan BBC.

"Tani është koha për të hapur Teksasin 100%," tha gurvernatori i Texasit të martën.

Texas është shteti më i madh i SHBA që i jep fund mandatit të maskës. Abbott është përballur me kritika nga partia e tij lidhur me masën, e cila u vendos korrikun e kaluar.

Por administrata e Presidentit të SHBA Joe Biden e ka bërë të qartë se kufizimet e koronavirusit janë ende të nevojshme.

Njoftimi në Teksas erdhi ndërsa rregulla të ngjashme u hoqën në shtete të tjera, duke përfshirë Michigan, Louisiana dhe Misisipi.

Për këtë vendim reagoi ashpër Biden i cili u shprej se: “Kjo nuk është koha për të marrë vendime të tilla”, tha ai.

Përhapja e vaksinave kundër Covid-19 ka rritur besimin në kthimin në jetën para-pandemike në SH.B.A. Të martën, Presidenti Biden tha se SHBA ishin në rrugën e duhur për të patur vaksina të mjaftueshme për çdo të rritur në vend deri në fund të majit.

Megjithatë, vala e rihapjeve ka vënë në kundërshtim shtetet me administratën e Biden dhe zyrtarët e saj të lartë shëndetësorë, të cilët kanë reaguar me frikë ndaj relaksimit të masave të koronavirusit në një kohë të pasigurt në pandemi.

Në total, SH.B.A. ka regjistruar më shumë se 28 milion infeksione dhe 516,000 vdekje në lidhje me Covid-19, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins.

Të fundit