Flash News

Bota

Thellohet skandali në SHBA, gjenden dokumente sekrete edhe në shtëpinë e ish-zëvendëspresidentit Mike Pence

Thellohet skandali në SHBA, gjenden dokumente sekrete edhe në

Ish-zëvendëspresidenti i SHBA-së, Mike Pence bëri me dije se kishte zbuluar dokumente të të klasifikuara në shtëpinë e tij. Ky është zhvillimi i fundit i skandalit në SHBA që lidhet me trajtimin e sekreteve shtetërore nga ana e politikanëve.

Pence i kërkoi avokatit të tij të informonte Arkivat Kombëtare javën e kaluar për një "numër të vogël" të dhënash që ishin "paketuar pa dashje" dhe u transportuan në shtëpinë e tij në Indiana, pasi ai la detyrën në 2021.

Ai informoi komitetin e mbikëqyrjes së Dhomës së Përfaqësuesve të udhëhequr nga republikanët për dokumentet sekrete, sipas kryetarit James Comer, i cili tha në një deklaratë që Pence kishte rënë dakord të "bashkëpunonte plotësisht me mbikëqyrjen e Kongresit dhe çdo pyetje që kemi në lidhje me këtë çështje".

Nuk ishte menjëherë e qartë se çfarë informacioni përmbanin dokumentet apo nivelin e klasifikimit që u ishte caktuar.

Kjo vjen në vazhdën e zbulimeve në zyrën dhe rezidencën private të presidentit Joe Biden, dhe pretendimet se paraardhësi i Bidenit, Donald Trump, pengoi drejtësinë mbi një hetim të FBI-së për një sasi shumë më të madhe sekretesh qeveritare të gjetura në shtëpinë e tij.

Burimi: France 24

 

Të fundit