Flash News

Bota

Thellohet tragjedia në Turqi, shkon në 40 numri i viktimave nga shpërthimi në minierën e qymyrit

Thellohet tragjedia në Turqi, shkon në 40 numri i viktimave nga

40 persona mendohet se kanë vdekur pas një shpërthimi në një minierë qymyri në Turqinë veriore, thotë ministri i brendshëm i vendit, shkruan BBC.

Suleyman Soylu më herët tha se 58 njerëz ishin shpëtuar nga miniera dhe mbi një duzinë mbetën të bllokuar.

Rreth 110 persona ishin në minierë në kohën e shpërthimit të premten, pothuajse gjysma e tyre në mbi 300 metra thellësi.

Ekuipazhet e urgjencës punuan gjatë natës, duke gërmuar nëpër rrënoja në përpjekje për të arritur më shumë të mbijetuar.

"Pesëdhjetë e tetë nga minatorët tanë ishin në gjendje të dilnin të padëmtuar. Ne vlerësojmë se 15 nga minatorët tanë janë [të bllokuar] poshtë dhe ne po përpiqemi t'i shpëtojmë," u tha Soylu gazetarëve në vendngjarje.

Ende nuk dihet shkaku i shpërthimit, ndërsa prokuroria vendase ka nisur hetimet.

Të fundit