Flash News

Bota

Theu masat anti-covid, kryeministri çek kërkon dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë: Nëse nuk largohet, jam gati ta shkarkoj

  Theu masat anti-covid, kryeministri çek kërkon dorëheqjen e

Kryeministri çek, Andrej Babis deklaroi se do ta shkarkojë ministrin e Shëndetësisë, Roman Prymula, nëse ai nuk jep dorëheqje. Kjo vjne, pasi mediet çeke publikuan fotografi të ministrit Prymula duke dalë nga një restorant pa maskë mbrojtëse.

Qeveria çeke në kuadër të frenimin të koronavirusit e kanë bërë të detyrueshme mbajtjen e maskës si në ambiente të mbyllura, edhe në mjediset e jashtë ndërsa restorantet janë të mbyllur.

“Gabimi i ministrit Prymula është i pajustifikueshëm.  Në një kohë kur po u kërkojmë njerëzve të ndjekin rregullat e rëndësishme, kur punonjësit tanë të shëndetësisë po luftojnë në vijën e parë, kjo lloj sjellje është tërësisht e papranueshme. I kam kërkuar të japë dorëheqjen, nëse nuk e bën, jam gati ta shkarkoj,” – ka deklaruar kryeministri çek.

Sakaq, Prymula tha se ka ndjekur një takim pune që është zhvilluar në një dhomë të një restoranti të mbyllur dhe se e ka vendosur maskën brenda makinës. Ministri deklaroi se do të japë dorëheqje nëse kjo është dëshira e publikut.

Të fundit