Flash News

Bota

‘Thikë pas shpine’, i shkatërruan marrëveshjen 40 milionë dollarëshe, Franca tërheq ambasadorët nga SHBA dhe Australia  

‘Thikë pas shpine’, i shkatërruan marrëveshjen 40

Franca ka tërhequr ambasadorët nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Australia, pas nënshkrimit të paktit të sigurisë mes këtyre dy shteteve dhe Britanisë së Madhe.

Franca ka akuzuar të enjten presidentin amerikan, Joe Biden, se i ka “ngulur thikën pas shpine” dhe se po sillet si pararendësi i tij, Donald Trump, pasi Parisit i është pamundësuar jetësimi i marrëveshjes së majme të mbrojtjes për blerjen e nëndetëseve, të nënshkruar me Australinë.

Pakti i sigurisë është bërë publik të mërkurën nga presidenti amerikan, kryeministri britanik Boris Johnsson dhe kryeministri australian Scott Morrison.

Në kuadër të marrëveshjes, e njohur si AUKUS, SHBA-ja dhe Britania do ta furnizojnë Australinë me teknologji dhe kapacitete për vendosjen e nëndetëseve bërthamore.

Marrëveshja e shpallur pak ditë më parë, shkatërroi një marrëveshje prej 40 miliardë dollarësh që Franca kishte nënshkruar me Australinë, kohë më parë.

 

Të fundit