Flash News

Bota

Thirrja e OBSH: Turmat e tifozëve të Euro 2020 po nxisin një valë të re infeksionesh nga Covid-19 në Europë

Thirrja e OBSH: Turmat e tifozëve të Euro 2020 po nxisin një

 

Turmat në stadiumet e futbollit për kampionatin Euro 2020 dhe në pub-et e baret në qytetet pritëse po drejtojnë rritjen aktuale të infeksioneve të koronavirusit në Evropë, tha të enjten Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Javën e kaluar, numri i rasteve të reja u rrit me 10%, i nxitur nga përzierja e turmave në qytetet pritëse të Euro 2020, udhëtimet dhe lehtësimi i kufizimeve sociale, tha OBSH.

"Ne duhet të shohim përtej stadiumeve," u tha gazetarëve zyrtarja e lartë i urgjencës i OBSH-së, Catherine Smallëood.

"Ne duhet të shohim se si njerëzit arrijnë atje, a po udhëtojnë me autokolona të mëdha me autobusë? Dhe kur largohen nga stadiumet, a po hyjnë në bare dhe pub-e të mbushur me njerëz për të parë ndeshjet?

"Janë këto ngjarje të vogla të vazhdueshme që po nxisin përhapjen e virusit," tha Smallëood.

UEFA tha në një deklaratë për Reuters se masat zbutëse në vendet pritëse "janë plotësisht në përputhje me rregulloret e përcaktuara nga autoritetet lokale kompetente të shëndetit publik".

Rritja e rasteve të reja COVID-19 po ndodh ndërsa varianti më ngjitës i virusit Delta përhapet me shpejtësi në të gjithë Evropën.

 Rritja e infeksioneve ka ngritur shqetësimin se një valë e tretë mund të përhapet në të gjithë Evropën në vjeshtë nëse njerëzit nuk vaksinohen.

"Shqetësimi i një rritje në vjeshtë është ende atje, por ajo që ne shohim tani është se mund të vijë edhe më herët," tha Smallëood.

Të fundit