Flash News

Ditari i Maxhorancës

Thirrja për evakuim, Xhaçka: Në rast lufte, vështirë t’i ndihmojmë shqiptarët në Ukrainë

Thirrja për evakuim, Xhaçka: Në rast lufte, vështirë

Ministrja e Jashtme e vendit, Olta Xhaçka, ka folur për situatën e tensionuar mes Rusisë dhe Ukrainës, si dhe thirrjes së vendit tonë për bashkëkombësit, që të largohen sa më shpejt nga Ukraina.

Në një lidhje direkte nga SHBA për "Opinion", Xhaçka u shpreh se deri tani rruga diplomatike për zgjidhjen e problemeve dhe tensioneve mes Rusisë dhe Ukrainës, është thuajse e pamundur.

Ministrja shtoi se në rast se vërtetohet skenari më i keq, që është ai i luftës, do të jetë vështirë që vendi t’i vijë në ndihmë apo të evakuojë shqiptarët e ndodhur në Ukrainë.

“Të gjitha përpjekjet për të gjetur një zgjidhje diplomatike deri më tani nuk kanë dhënë rezultat. Bëhet fjalë për një situatë sa fluide aq edhe të paparashikueshme. Ashtu edhe si aleatët e tjerë në NATO apo në BE shpresojmë që nuk do të ketë luftë, por lufta është një mundësi reale. Është kjo arsyeja pse ashtu si edhe në vende të tjera u kemi bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që janë në Ukrainë apo udhëtojnë drejt Ukrainës që të largohen që andej sa më parë, apo që të mos ndërmarrin ndonjë udhëtim drejt atij vendi. Kjo është një thirrje e motivuar nga kujdesi dhe meraku që kemi për qytetarët shqiptarë  pasi në rast se vërtetohet skenari më i keq, ai i luftës, do ishte shumë e vështirë për ne që t’u vinim në ndihmë apo t’i mbështesnim për t’i larguar nga Ukraina”, tha Xhaçka.

Të fundit