Flash News

Bota

Thirrje dhe kërcënime ndaj Nicolas Sarkozy në burgun La Sante

Thirrje dhe kërcënime ndaj Nicolas Sarkozy në burgun La Sante

Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy që pas hyrjes në burg ka qenë shënjestër e kërcënimeve nga të burgosurit e tjerë.

Video të reja po qarkullojnë në mediat sociale ku tregojnë të burgosurit duke bërtitur emrin e tij natën, duke e mallkuar dhe kërcënuar.

Një ditë më parë, tre të burgosur u morën në paraburgim pasi u publikua një video ku ata kërcënonin ish-presidentin.

Zyra e prokurorit të Parisit konfirmoi se u sekuestruan dy telefona celularë dhe se ka nisur një hetim për kërcënimet ndaj jetës së Sarkozy.

Të fundit