Flash News

Bota

Tjetër sulm në SHBA/ Një i armatosur hap zjarr në spital, 4 viktima dhe shumë të plagosur

Tjetër sulm në SHBA/ Një i armatosur hap zjarr në spital, 4

Një sulm me armë, që la pas katër viktima ka ndodhur në një spital në Tulsa, SHBA. Një person i armatosur ka hapur zjarr brenda spitalit, por i pajetë mbeti dhe vetë.

Kjo vjen pas një sëri ngjarjesh tronditëse në Shtetet e Bashkuara. Vetëm një javë më parë 21 persona humbën jetën nga një sulm me armë në shkollë.

Këto ngjarje kanë bërë që udhëheqësit demokratë të përforcojnë thirrjet e tyre për kufizime më të mëdha për armët, ndërsa republikanët po theksojnë për më shumë sigurinë në shkolla.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme, me orën lokale. Oficeri i policisë Richard Meulenberg tha se shumë njerëz u plagosën dhe se kompleksi mjekësor ishte një "skenë katastrofike". Numri i saktë i të plagosurve nuk dihet menjëherë.

Burimi: AP

Të fundit