Flash News

Bota

Tjetër goditje për Netanyahun, jep dorëheqjen Ministri i Kabinetit të Luftës izraelite

Tjetër goditje për Netanyahun, jep dorëheqjen Ministri i

Ministri i Kabinetit të Luftës i Izraelit dha dorëheqjen nga qeveria e kryeministrit Benjamin Netanyahu, raporton skynews

Benny Gantz muajin e kaluar i dha liderit një afat për të paraqitur një plan të qartë pas konfliktit në Gaza. Së fundmi ai ka njoftuar largimin e tij nga qeveria, të cilin e quajti vendim “kompleks dhe të dhimbshëm”.

Bëhet e ditur se dorëheqja e tij vjen një ditë pasi katër pengje izraelite u shpëtuan në një operacion të ushtrisë së Izraelit.

Operacioni i shpëtimit përfshiu një bastisje shkatërruese në kampin e refugjatëve Nuseirat, i cili mori jetën e 274 palestinezëve, ka deklaruar Ministria e Shëndetësisë e Gazës.

Të fundit