Flash News

Bota

Tokyo 2020/ Deri në 10 mijë tifozë japonezë do të marrin pjesë në lojrat olimpike, nuk duhet të brohorasin

Tokyo 2020/ Deri në 10 mijë tifozë japonezë do të

Deri në 10,000 tifozë japonezë do të lejohen të marrin pjesë në lojrat olimpike Tokyo 2020. Spektatorët e huaj janë tashmë të ndaluar, ndërsa ata vendas do të lejohen deri sa të plotësohet 50% e kapaciteteve.

Tifozët nuk do të lejohen të brohorasin dhe duhet të mbajnë maskat gjatë gjithë kohës, raportojnë mediat e huaja. Lojërat olimpike janë planifikuar të fillojnë në 23 korrik, ndërsa paraolimpiadat një muaj më vonë, në 24 gusht.

Ekspertët shëndetësore në Japoni sugjeruan që të mos lejoheshin tifozët, duke e cilësuar të rrezikshme praninë e tyre, por organizatorët vendosën të kundërtën.

Ekziston frika se lojërat olimpike mund të shkaktojnë një rritje të infeksioneve të koronavirusit në Japoni. Ndaj, kryeministri Yoshihide Suga i bëri thirrje japonezëve që t'i shikojnë lojrat nga televizioni.

Të fundit