Flash News

Bota

Tornado dhe stuhi të fuqishme goditën Misisipin, të paktën 23 të vdekur

Tornado dhe stuhi të fuqishme goditën Misisipin, të paktën

Të paktën 23 persona kanë humbur jetën pasi një tornado përfshiu shtetin amerikan të Mississippi të premten mbrëma.

Më shumë njerëz mendohet se janë bllokuar nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara.

Ngjarja shkatërroi disa qytete, duke rrëzuar pemë, linjat e energjisë, ndërsa disa shtete të tjera jugore janë gjithashtu të përgatitur për stuhi të fuqishme.

Breshëri në madhësinë e topave të golfit dhe reshje të dendura shiu janë raportuar në disa zona të tjera të shtetit.

Nuk është ende e qartë nëse një apo disa tornado goditën zonën.  

 

Të fundit