Flash News

Bota

Tradhëtohet nga miku i fëmijërisë, Zelensky shkarkon dy zyrtarët e lartë të Ukrainës

Tradhëtohet nga miku i fëmijërisë, Zelensky shkarkon dy

Presidenti Volodymyr Zelensky ka shkarkuar kreun e agjencisë së sigurisë së Ukrainës (SBU) dhe prokuroren e përgjithshëme, duke përmendur shumë raste të tradhtisë në dy insitucionet e fuqishme.

Ai tha se më shumë se 60 ish-punonjës tani po punonin kundër Ukrainës në zonat e pushtuara nga Rusia.

Një total prej 651 rastesh bashkëpunimi dhe tradhtie ishin hapur kundër zyrtarëve të zbatimit të ligjit, shtoi ai.

Zyrtarët e shkarkuar, Ivan Bakanov dhe Iryna Venediktova, nuk e kanë komentuar vendimin. Shefit të SBU, Ivan Bakanov është një mik fëmijërie i Zelenskyt.

Ukraina thotë se një numër i konsiderueshëm i anijeve luftarake ruse në Detin e Zi u zhvendosën nga Krimea më në lindje në portin e Novorossiysk. Kjo vjen pasi Kievi ka marrë dërgesa të mëtejshme të sistemeve raketore me rreze më të gjatë veprimi nga aleatët e tij perëndimorë.

Burimi: BBC

Të fundit