Flash News

Bota

Trafikonte rumunët dhe i mbante 'skllevër' në lavazh, burgoset shqiptari në Britani

Trafikonte rumunët dhe i mbante 'skllevër' në lavazh,

Një shqiptar është dënuar me 45 muaj burg pasi në bashkëpunim me Sitar Hamid Ali, trafikonin shtetas rumunë me qëllim shfrytëzimin e tyre.

Sipas mediave të huaja, Defrim Paci, 42 vjeç dhe Sitar Hamid Ali, 33 vjeç i merrnin rumunët në Angli duke i detyruar të punonin në lavazhin e tyre me orar të zgjatur dhe një pagë shumë të ulët.

Paci ishte pronari dhe qeradhënësi i lavazhit "Shine Carwash", ndërsa Ali i cli u dënua me 39 muaj burg, përgjigjej për rekrutimin e punonjësve dhe pagat e tyre. Në makinën e Pacit policia britanike sekuestroi një shumë parash prej 16,000 £.

Shtetasit rumunë që mbaheshin si skllevër janë shprehur se kushtet në të cilat punonin ishin çnjerëzore, pasi nuk ishin të pajiusra me veshje mbrojtëse dhe shpesh lëkura e tyre digjej nga kimikatet që përdornin për të pastruar.

"Ata më trajtuan njësoj, siç do të bënin me një skllav", deklaron njëri nga puntorët.

Një pjesë e marrëveshjes së punës përfshinte zbritje për të kompensuar udhëtimin dhe akomodimin. Punëtorët duhet të paguanin për të jetuar në kushte skandaloze në strehim me shumë banorë

 

Të fundit