Flash News

Bota

Ndeshja e futbollit përfundon në tragjedi, 125 të vdekur dhe 180 të plagosur në Indonezi

Ndeshja e futbollit përfundon në tragjedi, 125 të vdekur dhe 180

Një ndeshje futbolli në Indonezi ka përfunduar në tragjedi. Hedhja e gazit lotsjellës nga policia ka shkaktuar kaos dhe panik te tifozët, të cilët filluan të bëheshin agresiv pasi skuadra e tyre humbi.

Si pasojë e trazirave të shkaktuara nga turma 125 persona humbën jetën, ndërsa 180 të tjerë mbetën të plagosur. Kjo shënohet edhe si ngjarja sportive më tragjike në historinë e futbollit, raporton Abc News.

Vëmendja u përqendrua menjëherë në përdorimin e gazit lotsjellës nga policia dhe dëshmitarët pohuan se policia i rrahu me shkopinj dhe mburoja përpara se të qëllonte me bombola direkt në turmë.

Presidenti i FIFA-s Gianni Infatino i quajti vdekjet në stadium një ditë të zezë për futbollin. Presidenti Joko Widodo urdhëroi një hetim të procedurave të sigurisë. FIFA nuk ka kontroll mbi lojërat vendase, por ka këshilluar kundër përdorimit të gazit lotsjellës në stadiumet e futbollit.

Dhuna shpërtheu pasi ndeshja përfundoi të shtunën në mbrëmje me hostin Arema FC të qytetit Malang të Java-s Lindore duke humbur ndaj Persebaya të Surabaya 3-2.

Të zhgënjyer nga humbja e ekipit të tyre, mijëra mbështetës të Aremës, të njohur si “Aremania”, reaguan duke hedhur shishe dhe sende të tjera drejt lojtarëve dhe zyrtarëve të futbollit. Dëshmitarët thanë se tifozët vërshuan në fushën e Kanjuruhan Stadium dhe kërkuan që drejtuesit e Arema të shpjegonin pse, pas 23 vitesh ndeshje të pamposhtura në shtëpi kundër rivalit Persebaya, kjo përfundoi me humbje.

 

Të fundit