Flash News

Bota

Tragjedi në SHBA: 34-vjeçarja vret familjen e saj dhe veten, shpëton vetëm djali 3-vjeçar

Tragjedi në SHBA: 34-vjeçarja vret familjen e saj dhe veten,

Një 34-vjeçare në SHBA qëlloi për vdekje bashkëshortin dhe dy fëmijët e saj të vegjël përpara se t’i drejtonte armën vetes. Ngjarja ka ndodhur në New Hampshire – vetëm disa ditë pasi ndau problemet e saj të vazhdueshme në një video rrëqethëse në mediat sociale.

Emily Long, e cila u gjet me një plagë të vetëshkaktuar me armë zjarri në kokë, dyshohet se vrau bashkëshortin e saj, Ryan Long, 48 vjeç, dhe dy fëmijët, Parker, 8 vjeç, dhe Ryan, 6 vjeç, në shtëpinë e tyre në Madbury herët të hënën në mëngjes.

Të dy fëmijët u qëlluan në kokë, ndërsa babai i familjes – i cili thuhet se po luftonte me kancerin terminal – pësoi plagë të shumta me armë zjarri.

Policia zbuloi skenën e tmerrshme të hënën në mbrëmje, pasi mori një telefonatë tronditëse që raportonte vdekje të shumta brenda shtëpisë së familjes.

Një armë u gjet pranë trupave të tyre të pajetë.

Fëmija trevjeçar i çiftit - i mbijetuari i vetëm i masakrës - u gjet i gjallë dhe i padëmtuar brenda shtëpisë dhe tani është nën kujdesin e anëtarëve të familjes.

Të fundit