Flash News

Bota

Tragjedi në Sudan: 46 të vdekur nga rrëzimi një avioni ushtarak

Tragjedi në Sudan: 46 të vdekur nga rrëzimi një avioni

Një avion ushtarak Antonov është rrëzuar mbi një shtëpi në rajonin Omdurman, në perëndim të kryeqytetit sudanez Khartoum, duke shkaktuar të paktën 46 viktima, mes tyre ushtarë dhe civilë.

Sipas Ministrisë së Informacionit të Sudanit, mes viktimave janë 17 ushtarakë, përfshirë oficerë të rangut të lartë, si dhe 29 civilë. Gjithashtu, 10 persona të tjerë janë plagosur.

Një nga viktimat e konfirmuara është Gjeneral-major Bahr Ahmed, një komandant i lartë në Khartoum. Ushtria sudaneze, e cila ndodhet në konflikt të armatosur me Forcat e Mbështetjes së Shpejtë (RSF) që nga prilli 2023, ka konfirmuar humbjet dhe ka bërë të ditur se ekipet e zjarrfikësve kanë arritur të shuajnë flakët në vendngjarje.

Shkaku i rrëzimit ende nuk është bërë i ditur zyrtarisht, por burime ushtarake i thanë Reuters se ngjarja ka ndodhur për arsye teknike. Hetimet për incidentin vazhdojnë.

Të fundit