Flash News

Bota

Tragjedi në Turqi/ Zjarr në një hotel në Kartalkaya, 10 viktima dhe 32 të plagosur

Tragjedi në Turqi/ Zjarr në një hotel në Kartalkaya, 10

Një zjarr shkatërrimtar ka përfshirë një hotel në vendpushimin e skive Kartalkaya, në provincën Bolu të Turqisë veriperëndimore, duke lënë pas një bilanc tragjik prej të paktën 10 viktimash dhe 32 të plagosur.

Ngjarja e rëndë ndodhi sot në orën 03:27 të mëngjesit, siç konfirmoi ministri përmes një njoftimi në platformën X.

“Për fat të keq, numri i të vdekurve ka arritur në dhjetë dhe numri i të lënduarve në 32,” deklaroi ministri.

Sipas guvernatorit të Bolu-s, Abdulaziz Aydin, zjarri shpërtheu në katin e katërt të hotelit 11-katësh dhe përhapja e flakëve ishte e shpejtë, duke përfshirë çatinë dhe katet e sipërme. Aktualisht, ekipet zjarrfikëse janë ende duke punuar për shuarjen e plotë të flakëve.

Në momentin e zjarrit, në hotel ndodheshin 234 mysafirë. Guvernatori konfirmoi se shkaqet e zjarrit mbeten të panjohura, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave.

Pamjet e transmetuara nga mediat lokale, përfshirë TRT, tregojnë skena dramatike të flakëve që shkrumbojnë pjesën e sipërme të ndërtesës. Autoritetet bëjnë thirrje për kujdes dhe solidaritet në përballimin e kësaj tragjedie.

Të fundit