Flash News

Bota

Transplanti i zemrës nga derri te njeriu, kokaina ishte ‘përbërësi’ sekret

Transplanti i zemrës nga derri te njeriu, kokaina ishte

Organi i përdorur gjatë transplantit novator të zemrës nga derri te njeriu, që u zhvillua në fillim të këtij muaji, mori një nxitje nga kokaina.

Sipas medieve të huaja, zemra u zhvillua në një laborator duke modifikuar ADN-në për ta përshtatur atë me trupin e njeriut duke e përforcuar me dozën e kokainës, p[asi zakonisht organet që vijnë nga jashtë trupit mund të shkaktojnë reagime të ndryshme serioze në momentin që futen në organizëm.

Dr. Muhammad Mohiuddin, drejtor i ksentransplantacionit shpjegoi se si kokaina u përdor në një përzierje midis hormoneve, duke përfshirë kortizolin dhe adrenalinën, që pengojnë indet e gjalla nga prishja gjatë transplantit.

"Emri i kokainës shfaqet sepse të gjithë mendojnë, 'O Zot, çfarë po bën kokaina këtu?'", tha Mohiuddin për median.

Studiuesit mjekësorë nuk janë të qartë mbi mekanizmat që qëndrojnë pas efikasitetit të amfetaminës, por Mohiuddin nuk ishte i shqetësuar, pasi përzierja e kokainës dhe hormoneve i kishte arritur alternativat.

“Kur nuk e përdornim këtë zgjidhje, ne kishim dështime brenda 48 orëve. Por kur filluam ta përdornim këtë dhe të mbushnim zemrën me këtë zgjidhje, zemra u ruajt mirë dhe filloi të rrahë shumë mirë”, tha ai.

Të fundit